Xheni Karaj: Kur zbulova se isha lesbike mendova të vrisja veten!

Të jesh homoseksual në Shqipëri është një debat që ka palë kundër dhe pro.

Mes tyre janë personat të cilët bëjnë ‘coming out’ apo pranojnë publikisht orientimin seksual, e që vuajnë shpirtërisht dhe psikologjikisht.

Xheni Karaj në emisionin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi rrëfeu se në moshën e adoleshencës ka menduar çdo ditë vdekjen, pasi e ndjente veten të përjashtuar nga realiteti ku jetonte.

“Në periudhën e adoleshencës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak. Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime”, tha ajo./www.story.al