Xheni Karaj dhe e dashura do të bëhen prindër, dhuruesi mund të jetë Kristi Pinderi
Xheni Karaj, përfaqësuesja e njohur e komunitetit LGBT, e ftuar në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora, ka folur për herë të parë për planet e saj për fëmijë.
Ajo tha se bashkë me partneren e saj kishte vendosur të bëheshin prindër, përmes inseminimit artificial.
Ka mënyra të ndryshme. Edhe adoptimi nuk është ide e keqe, pasi ka një numër të madh fëmijësh që kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri.Dëshira jonë është e përbashkët dhe mund ta bëjë ose unë ose Flavia inseminimin artificial.Gjithashtu edhe një çift shoqesh ka bërë të njëjtën gjë dhe po shohim se si do të shkojnë gjërat me to.
Më tej ajo dha detaje të tjera dhe tha se me shumë mundësi dhuruesi i spermës mund të jetë Kristi Pinderi, mik i afërt i tyre./JOQ