Xheni e “Big Brother” vishet nuse, kush është burri sekret?
Kohët e fundit ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të ndarjes nga Benardi, dhe shoqërimin me Olsi Klosin. Ajo u përfol se mund të ishte në lidhje me Olsin, por deklaroi se do të dëshironte të rikthehej përsëri me Benardin. Së fundmi me anë të disa postimeve në “Instagram”, Xheni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me fotot e fundit. Ajo shfaqet e veshur me një fustan nusërie duke bërë grimin në një sallon bukurie në Tiranë. Të gjithë fansat e saj filluan ta pyesnin nëse ajo po martohej, por Xheni nuk ka dashur të japë detaje vetëm tha se bëhet fjalë për një surprizë. Ndoshta kjo është një sfilatë mode ose Xheni po përgatit diçka të papritur, por në fund të videos ajo pyet se ku është burri?