![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/eg-1-1.jpg)
Xheneta dhe Egli njihen para Big Brother?
Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar se e njeh Eglin indirekt, pasi të dyja kishin pasur një mundësi për të realizuar një klip bashkë, por Xheneta refuzoi, duke kërkuar që të ishte e vetme.
Në studio, Xheneta duket se ka lënë disa ‘kunja’ për Eglin, të paktën kjo është ajo që u nënkuptua. Ky mesazh u lidh me një postim të Xhenetës në Instagram, ku ajo shkruante: “Mund të kopjosh sa të duash, gjithmonë do të jesh një hap pas.”