Xhenet e “Sulltanesha Kosem” e lumtur në krah të të dashurit 16 vjet më të ri

Esra-Dermancioglu-2

Aktorja e njohur turke Esra Dermancioglu është bërë e njohur në Shqipëri si fillim me rolin e Mukades në serialin “Fatmagyl”, dhe altualisht me rolin e Xhenet në serialin “Sulltanesha Kosem”. Nga mediat turke është mësuar se Esra është në një lidhje me një djalë 16 vjet më të ri. Aktorja e njohur është 48 vjeçe, ndërsa i dashuri që quhet Omer Gunes është 32 vjeç. Ata të dy janë fotografuar të kapur përdore në në rrugët e Turqisë. Omerit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë kur kuptoi se po fotografoheshin, ndërsa Esra u dhuroi një buzëqeshje paparacëve.