WOW! Ç’patën dy ish-partnerët dhe i dashuri aktual i Kourtney-t që u përplasën publikisht

Me gjithë përpjekjet për të qenë sa më të qartë në titull, ishte e vështirë të shpjegonim gjithë dramën e fundit në klanin Kardashian. Por le ta nisim me radhë.

Modeli Younes Bendjima, ish-i dashuri i Kourtney Kardashian, postoi një screenshot në Instagram të bisedës së tij me Scott Disick, ish-partneri i Kourtney-t.

“Hej, a është mirë kjo vajzë?!!! Mik çfarë është kjo. Në mes të Italisë.” – shkruan Scott.

Ai e ka fjalën për një foto të Kourtney-t dhe Travis Barker, i dashuri i saj, teksa puthen në një varkë.

“Nuk ka rëndësi për mua për aq kohë sa ajo është e lumtur. P.S. Nuk jam miku yt.” – i shkruan Bendjima.

Në një tjetër postim, Bendjima shtoi: “S’mund ta anashkaloja këtë. Ka bërë budallallëqe për shumë gjatë, u lodha duke qëndruar i heshtur dhe duke qenë djali i mirë.”

Kujtojmë se Scott foli për Younes Bendjima në bashkimin e “Keeping Up with the Kardashians” kur Andy Cohen i tha se “duket sikur mërzitesh kur Kourtney lidhet me djem të tjerë,” dhe ai u përgjigj, “Unë? Jo. Dua thjesht t’i vras. Ok, e kam fjalën për të fundit. Le të jemi të sinqertë.”

Ndërkohë, Kourtney nuk ka reaguar, ndërsa Travis po. Ai pëlqeu një postim në Instagram ku një faqe me emrin @rendezvouswithk shpjegonte se Bendjima nxjerr zbuluar Scott Disick.

Pas kësaj, ai ironizoi duke postuar foton e famshme të Henry Hill (luajtur nga aktori Ray Liotta) në “Goodfellas”.

Kourtney dhe Scott kanë qenë në një marrëdhënie nga viti 2005 deri në vitn 2015. Gjatë një dekade, ata u ndanë disa herë. Të dy janë prindër të tre fëmijëve: Mason, Penelope dhe Reign.

Kourtney dhe Bendjima ishin të lidhur nga viti 2017 deri në 2018-n, ndërsa që prej janarit 2021, Kourtney është në një marrëdhënie me Travis Barker.