Vrau veten në vitin 1994, kitara e yllit të grupit të rrokut Kurt Cobain nxirret në ankand për 1 milionë dollarë

Kitara e Kurt Cobain, me të cilën luajti gjatë performancës së tij në “MTV Unplugged” në vitin 1993, pritet të shitet në ankand për 1 milionë dollarë.

Kitara e rrallë D-18E është nxjerrë në ankand së bashku me një numër artikujsh të tjerë të liderit të ndjerë të grupit Nirvana.

Ai vrau veten në vitin 1994, rreth 5 muaj pas performancës në New York.

“Kjo kitarë e rëndësishme ka fituar vendin e saj në historinë Rock ‘N’ Roll si instrumenti i luajtur nga një prej muzikantëve dhe ikonave më me ndikim të rockut në një nga shfaqjet më të mëdha dhe më të paharrueshme live të të gjitha kohërave,”- tha presidenti i ankandit Julien’s Auctions, Darren Julien.

Kitara ishte më parë në pronësi të vajzës së ylli të rokut, Frances Bean Cobain e cila raportoi se hoqi dorë nga instrumenti pas divorcit nga ish bashkëshorti i saj, muzikanti Isaiah Silva.

Edhe pa famën e ish pronarit të saj, kitara është një nga vetëm 302 D-18Es të bëra nga kompania Martin Guitar. Kjo kompani ka bërë instrumente për disa nga muzikantët më të mirë në botë që nga viti 1833.

Kobain arriti statusin legjendar si këngëtari kryesor i Nirvana, grupi amerikan të cilin e formoi në 1987 me Krist Novoselic. Dave Grohl iu bashkua grupit në vitin 1990.

Popullariteti i grupit u rrit me albumin e tyre të dytë “Nevermind” të publikuar në vitin shtator 1991, ku shitën mbi 1 milionë kopje në SHBA deri në fund të atij viti.

Në vitin 1992 arriti vendin e parë në Billboard 200 dhe kaloi 472 javë në tabelë.

“MTV Unplugged in New York” gjithashtu arriti në vendin e parë menjëherë pas publikimi në vitin 1994.

/Panoramaplus.al