Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha/ Disa të lënduar përpara ndërtesës së Ministrisë së Brendshme. Protestuesit zhvendosen drejt Bulevardit

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të të martës. Protestuesit kanë bërë thirrje për “drejtësi për Klodianin”, si dhe thirrje ndaj policëve që të “hiqnin kapelet”!

Minutë pas minute: 

17:10– Disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë përpara Ministrisë së Brendshme, ndërsa po zhvillohet një protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga ana e një efektivi policie.

Në reshje të vazhduara të shiut, qytetarë të shumtë po zhvendosen nga ndërtesa e Ministrisë së Brendshme.

Përveç protestuesve, të lënduar ka edhe në radhët e forcave të rendit. Ende nuk ka një numër të saktë të të plagosurve.

16:55 – Pasi disa qytetare kane bere thirrje qe protesta per te kerkuar drejtesi per Klodianin te rezisotje, disa te rinj jane perplasur me policine. Ata kane tentuar te futen edhe ne Ministrise e Brendshme, por jane ndaluar nga policet. Me pas ata kane vijuar te hedhin sende te forta ne drejtim te Ministrise.