Vodhi orët Rolex dhe kërkoi 37 mijë euro në muaj, ndarja e Francesco Totti-t dhe Ilary Blasi-t po i habit të gjithë
“Shokët më paralajmëruan, por nuk u besoja. Më thonin: ‘Ilary ka një tjetër, madje, më shumë se një.’ Më dukej e pamundur, derisa një ditë gjeta mesazhet. Në 20 vite bashkë, nuk i kisha kontrolluar kurrë telefonin, por vendosa ta bëja dhe zbulova një të vërtetë të frikshme: Ilary kishte dikë tjetër.”-kështu do të shprehej para disa javësh për “Corriere della Sera”, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti.
Ndarja e bujshme nga ylli i ekranit, Ilary Blasi, është kthyer në telenovelën e preferuar të shtypit italian dhe mesa duket kanë akoma gjëra për të thënë. Sipas burimeve të brendshme, ish-çifti nuk po arrin dot një marrëveshje të mundshme lidhur me pagesën mujore të alimentacionit. Prezantuesja e njohur ka kërkuar the 20 mijë euro në muaj për veten dhe 17 mijë e 500 euro për tre fëmijët e saj, shifra këto që kapiteni Totti nuk ka ndërmend kurrsesi t’i paguajë.
Sipas avokatëve të tij, ai nuk do t’i japë asnjë qindarkë ish-bashkëshortes, ndërkohë që është i gatshëm të paguajë nga 7 mijë euro për shpenzimet mujore të Chanel, Cristian dhe Isabel. Zyra ligjore që mbron interesat e futbollistit të njohur ka bërë një kallëzim ndaj Blasy-t pasi sipas tyre ka vjedhur koleksionin e orëve Rolex të 46-vjeçarit.