Vjet ishte prezantuese, Bora Zemani ndjek festivalin mes dy binjakëve Veshaj
Vjet në këtë kohë, Bora Zemani ishte në qendër të vëmendjes. Kjo, për arsyen se ajo dhe Klaudia Pepa ishin të përzgjedhurat e Ardit Gjebreas për të prezantuar “Këngën Magjike”. Ndërkohë, sivjet është ish-Missi dhe modelja Adrola Dushi, e cila duhet thënë që nuk e ka arritur cilësinë e prezantimit të dy paraardheseve të saj, edhe pse është një vajzë mjaft e hijshme në paraqitje.
Por Bora nuk e ka lënë pa e ndjekur festivalin nga salla. Ajo është parë aty bashkë me dy binjakët, ku Donaldi është edhe i dashuri i saj. Bora ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kësaj kohe, për shkak të historisë së dashurisë me Donaldin.
Ajo e ka shtuar edhe më shumë misterin, sepse përveç marketingut që bën me të dy djemtë për shkak të programit që prezantojnë bashkë, vetë ajo nuk ka thënë asnjëherë diçka për këtë lidhje. Dhe siç dihet tashmë, sa më shumë mister dhe paqartësi të ketë në një histori, aq më shumë kuriozitet ka ajo.
Në këtë aspekt, Bora duhet thënë që është akoma shumë e ndjekur dhe e pëlqyer sepse ka ditur të përfitojë mjaft nga të rejat në jetën e saj private. Edhe binjaku tjetër, Romeo, ka një histori dashurie me Jonida Maliqin. Edhe në këtë rast, nuk kemi një konfirmim të lidhjes, por ama duhet thënë se të dyja çiftet dalin hapur në publik dhe nuk tentojnë të fshehin asgjë. Veçse nuk u pëlqen të tregojnë detaje për lidhjet e tyre. Jonida i mungon treshes, sepse siç dihet, ajo është pjesë e jurisë së këtij festivali./PANORAMAPLUS