Vjen në jetë fëmija e një historie dashurie të marrë fund, ja ç’ka vendosur të bëjë Majk për të birin
Majlinda Zeka, ish-e dashura e reperit Majk, është bërë nënë e djalit Roan, që flitet se erdhi në jetë nga historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Majlinda përmes Instagramit, ku ndau me miqtë foton e parë të bebit. “Çdo sakrificë për ty ja vlen” shkruante ajo bashkëngjitur fotos së publikuar nga mediat e Kosovës. Por kanë qenë pikërisht këto media që i ka shkuar dhe më thellë çështjes, se a do të kujdeset Majk për rritjen e fëmijës së tyre? Sipas “Telegraf”, kujdestaria për fëmijën do të jetë e përbashkët. Sipas tyre edhe Majk do të kontribuojë për mirëqenien e Roanit, por fëmija do të jetojë me Majlindën. Sipas të njëjtës media kjo është vendosur nga një takim mes Majlindës dhe Majkut pak kohë më parë në një nga lokalet e Prishtinës. Majk tashmë i është përkushtuar karrierës, pasi ka lançuar projektin “Katile” që kaloi afër gjysmë milioni klikime brenda një dite. Majlinda solli në jetë fëmijën, ndërkohë që Majk ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një seri koncertesh, ndërkohë që nuk ka bërë ndonjë postim pas ardhjes në jetë të fëmijës.