Vjen lajmi i shumëpritur, Kivanç Tatlitug së shpejti në Shqipëri

Kivanç Tatlitug është një nga emrat më të njohur për publikun shqiptar, kjo për shkak të roleve të tij të shumta në telenovelat turke që janë transmetuar në vendin tonë. Më në fund, Albert Dumani na dha lajmin që të gjithë po prisnim.

Kivanç-Tatlitug-2

Përveç faktit se së shpejti do ta shohim në ekranet shqiptare në një telenovelë të re, Kivanç do të vijë për herë të parë në Shqipëri. I ftuar ditën e sotme tek ‘Rudina’, Alberti zbuloi se e kishte takuar aktorin gjatë xhirimeve të telenovelës ‘Çarpisma’ dhe tha se Kivanç ishte shumë i thjeshtë dhe shumë i sjellshëm. Ai kishte përshëndetur të gjithë shqiptarët dhe ishte shprehur se së shpejti do t’i vizitonte ato. Ndryshe nga çfarë është thënë më parë, Kivanç nuk është me origjinë shqiptare./revistawho.com