Visjan Ukcenaj i ‘Duplex’ tatuazh për bashkëshorten: I kërkova Zotit një mrekulli, më dha…

Ditën e djeshme, Visjan Ukcenaj bëri veprimin më të ëmbël dedikuar bashkëshortes së tij, Jonës. Ai zbuloi për ndjekësit, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, se kishte gdhendur në trup disa fjalë.

Visjan-2

“Një dedikim për atë që më dha gjithçka në jetë. Të dua shumë!”, ka shkruar aktori në foto. Përsa i përket tatuazhit, ai përmbante këto fjalë: “I kërkova Zotit një mrekulli, Ai më dha bashkëshorten time”, një numër 10, që mund të jetë një datë përvjetori, si dhe dy iniciale. Kujtojmë që pak kohë më parë, Visjani dhe Jona u bënë prindër për herë të parë dhe e quajtën djalin e tyre, Divin./Who

Visjan-1