Vis Pupa në Big Brother VIP? Nuk është çudi

Role të bukura komike, një karrierë e ngritur me talent dhe punë, i dashur në publik, një VIP i vërtetë pra.

Aktori i humorit Elvis Pupa po përflitet se do të rikthehet pas shumë vitesh në ekranet shqiptare. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka ngαcmuar ndjekësit e tij, duke lënë të kuptohet se do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

“Respekte!
Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plυmbi del me plυmb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:
Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”: Te marketi i lagjes? 
Në autobusin e unazës?
Apo në ndonjë reality-show…?
Më thoni, që t’ju them”, ka thënë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Nuk do ishte çudi edhe po ta shikonim në BBV pasi Pupa njihet për veprimet e tij (per sa i përket karrierës) të zgjedhura ekskluzivisht me kokën e vet dhe me kujdes gjithashtu.

Megjithatë mbetet të presim për të zbuluar nëse ai do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme apo jo por peshorja anon nga JO.