VIP-at e “DWS” spektakël me pullë të kuqe, producentja zbulon ç’do të ndodhë në mbrëmje

Tashmë jemi mësuar që çdo të premte mbrëma të ndjekim “Dancing with the Stars” në Vizion Plus. Por sonte, do të jetë një spektakël ndryshe dhe këtë gjë e ka zbuluar producentja e “Dancing ëith the Stars”, Holta Kolaneci. Vetëm pak më parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një postim, ku shkruan: “Kërcime të ndaluara” sonte në “Dancing with The Stars” Kush po kërcen në ajër? Na ndiqni në orën 20:45 në Vizion Plus. Do jetë një natë me kolltuk të kuq dhe me pullë të kuqe”. Pra sonte qenka një natë e zjarrtë, mesa duket kjo është arsyeja që spektakli i kësaj jave ka qenë shumë sekret, shkruan Blitz.al. Konkurrentët vetë nuk kanë postuar video e foto të provave në rrjetet sociale si dhe në “Vizion Plus” nuk janë transmetuar klipet që transmetohen çdo ditë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim çdo të ndodhë sonte!