Viola Spiro lë studion e sportit për luksin e Monte Carlos
“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që gazetarja e sportit Viola Spiro ka bërë para pak ditësh në Instagram, ndërsa është arratisur për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që ka postuar janë të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar. Këto foto me magjinë dhe luksin e Monte Carlos vijnë pasi e pamë në sfilatën e përvitshme të “Geraldina Sposa”. Ajo u fotografua në shoqërinë e të dashurit, historia më të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqet në shoqërinë e të dashurit në evente publike. I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”.