Vilat e Ingrit Gjonit mund t’i ‘kemi’ secili prej nesh!

Këngëtarja shqiptare Ingrit Gjoni prej muajsh po eksperimenton në një ide të re biznesi.

Prej vitesh pronare e dy vilave në Gjirin e Lalzit, ajo ka vendosur që dy shtëpitë e saj të pushimeve të mos i shfrytëzojë vetëm per vete po për realizim intervistash.

Këngëtarja ka nisur lëshimin e tyre me qera për evente private.

Aty është realizuar edhe një nga takimet e fundit të programit “Përputhen” dhe nga çfarë kuptohet përmes rrjeteve sociale, interesimi nuk po mungon. /Prive.al