Videoja që ‘po thyen’ rrjetin/ 50 Cent bën simbolin e shqiponjës gjatë koncertit të tij

PANORAMA PLUS/ Simboli i shqiponjës është ai i cili na dallon në të gjithë botën. Shqiponja e zezë, dykrenare e vendosur në flamurin e kuq është ndër elementët më të lashtë të kulturës sonë. Kohët e fundit në të gjitha vendet shqiptarët po përhapin edhe më shumë shenjën e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve në mes të gjoksit. Ky simbol po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës origjinën e tyre.

Por jo vetëm. Listës i janë bashkuar edhe personazhe të huaja mes të cilëve edhe 50 cent. Ky i fundit po mban disa koncerte në disa vende të ndryshme të botës. Në një video të publikuar në TikTok reperi shihet në skenë duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare teksa thotë diçka që nuk është e kuptueshme. Me gjasa ai ka parë ndonjë pjesëmarrës me flamurin shqiptar ose duke bërë shqiponjën.

Kjo nuk është hera e parë që reperi bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh ai u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër.

Emri i tij listohet ndër emrat më të famshëm të rep-it në botë. Ndonëse më jo shumë aktiv në muzikë, 50 Cent pa dyshim mbetet një nga artistët ndërkombëtarë më të famshëm dhe të dashur.