VIDEO/ Vrau gruan, Mici në gjyq: Nuk kam lekë, nuk e di ditëlindjen

SYRI TV ka siguruar pamjet nga brenda Gjykatës së Elbasanit ku ka dalë sot për t’u njohur me masën e sigurisë Ramis Mici, autori i dyshuar që i mori jetën bashkëjetueses së tij.

Ramis Mici është pyetur nga gjyqtarja për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend.

Ndërsa ka kërkuar avokat mbrojtës të caktuar nga shteti, pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij.

I pyetur nëse ka qenë i dënuar më parë, ai ka pohuar, për akuzën ‘dhunë në familje’.

Ramis Mici qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës. Ai ka mbërritur kokëulur në Gjykatën e Elbasanit.

© SYRI.net