(Video) Sindi i Për’puthen nuk dëshiron kontakt fizik në takimin e parë, ama puthjen sapo e pranoi!

Hyrja e konkurrentes Sindi në Për’puthen u shoqëruar me mjaft komente qoftë pozitive, qoftë negative për shkak të trajtimit që i bëri faktit se është e virgjër.

Mirëpo, puntatën e sotme, konkurrentja doli në takimin e saj të dytë dhe sërish pati “trazira” në studio.

Gjatë takimit që Sindi pati me Marisin, ky i fundit i dhuroi vajzës një puthje në faqe, puthje kjo që u mirëprit.

Mirëpo, në studio Sindi deklaroi se nuk i parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para. Ajo shkoi më tej duke iu bërë thirrje djemve që nëse do duan t’i fitojnë zemrën Sindit, duhet të shmangin kontaktet fizike… pra, distancim social djema.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë puthjen dhe reagimin e Sindit: