Video/ Ronaldon e ndal traversa, Gjermania e shpërqendruar, ndërsa Franca turpëron Ukrainën

Në 7 tetor të 18 viteve më parë Cristiano Ronaldo shënonte golin e tij të parë si profesionist: Sporting 3 Moreirense 0, goli i bjellorusit Kutuzov (në huzim nga Milan) e dygolësh i një të riu premtues 18 vjecar. Stadiumi ishte Alvalade, i njëjti ku këtë mbrëmje Cristiano Ronaldo udhëhoqi Portugalinë në miqësoren iberike kundër Spanjës. Në këto 18 vjet djaloshi që i bëri golat Moreirense u bë kryegolashënuesi i Champions, i Madrid, i Europianit, e shënuesi i dytë në historinë e kombëtareve në botë. Në Lisbonë përballë 2500 spektatorëve sfida me Spanjën përfundoi 0-0, me dy traversa të Portugalisë (një e Ronaldos, që me kombëtaren shënonte prej 7 ndeshjesh radhazi) e dy pritje të mëdha të Rui Patricio. Pas 42 ndeshjesh radhazi ku shënonte të paktën një gol, Spanja nuk ia doli të realizonte.

Kundër Meksikës, në të parën me De Boer në pankinë, Hollanda humbet 0-1. Rastet më të rrezikshme, që në fillimi, i krijojnë meksikanët, që në 15 minutat e para shkuan pranë avantazhit, por si Jimenez ashtu dhe Corona ishin të pasaktë para portës. Në të 60′ erdhi momenti vendimtar, ku Meksika gjeti golin: Jimenez transformoi penalltinë e shkaktuar nga Ake. Nuk kishte një reagim të vërtetë nga hollandezët, me të besuarit e De Boer, që e patën të vështirëtë krijonin rastet e tyre.

Turqia barazoi 3-3 me Gjermaninë (pa lojtarët e Bayern): Panzerat zhbllokuan ndeshjen në fund të pjesës së parë me Draxler, i shërbyer mirë nga Havertz. Në të 50′ erdhi barazimi i turqve: Tufan, rreth 20 metra nga porta, rrotullohet e befason Leno me një goditje precize. Gjermania reagoi menjëherë duke u përgjigjur me debutuesin Neuhaus, që bëri 2-1 në të 58′, duke qendruar i ftohtë para portierit kundërshtar, pas një kombinimi me Havertz. Në të 67′ barazoi Karaca, që i rrëmbeu topin Neuhaus përpara se të mposhte Lenon. Avantazhi i tretë i Gjermanisë mban firmën e Waldschmidt, 9 minuta nga fundi, por Turqia shfrytëzoi një mungesë përqendrimi të mbrojtjes gjermane, për të fiksuar 3-3 përfundimtar me anë të Karaman.






Polonia, edhe pse pa Lewandowski, fitoi 5-1 kundër Finlandës: realizoi tregolësh Grosicki (West Brom), në gol edhe Piatek e Milik. Kroacia shkon të fitojë 2-1 me përmbysje kundër Zvicrës. Golit të Gravanovic iu përgjigjën Brekalo e Pasalic. Sllovenia mposhti 4-0 San Marino, Austria u imponua 2-1 ndaj Greqisë, Italia luajti tenis me Moldavinë, ndërsa Franca turpëroi 7-1 Ukrainën…

INTERNATIONAL – FRIENDLIES

Nicaragua 0 – 0 Guatemala
Zambia 1 – 0 Malawi
Cyprus 1 – 2 Czech Republic
Denmark 4 – 0 Faroe Islands
Estonia 1 – 3 Lithuania
Malta 2 – 0 Gibraltar
Montenegro 1 – 1 Latvia
Luxembourg 1 – 2 Liechtenstein
Austria 2 – 1 Greece
Andorra 1 – 2 Cape Verde
Germany 3 – 3 Turkey
Italy 6 – 0 Moldova
Netherlands 0 – 1 Mexico
Poland 5 – 1 Finland
Portugal 0 – 0 Spain
Slovenia 4 – 0 San Marino
Switzerland 1 – 2 Croatia
France 7 – 1 Ukraine