(VIDEO) Reagimi epik i Ylli Limanit, pasi u “akuzua” se ka bërë buzët operacion

Ndjekësit në rrjetet sociale sot dyshojnë për gjithçka.

Dhe jo pa të drejtë. Në një kohë kur operacionet palstike janë bërë diçka e zakonshme, të shumta janë komentet që personazhet e famshëm marrin mbi ndërhyrjet në fytyrat e tyre, dhe jo vetëm. Pre e këtyre “akuzave” ka rënë edhe këngëtari, Ylli Limani.

Artisti nga Kosova konsiderohet si një nga djemtë më të bukur të showbizit dhe si i tillë numëron një numër të madh fansesh. Por, mesa duket përdoruesve të rrjeteve sociale iu kanë bërë përshtypje buzët e Yllit, duke pretenduar se i ka të bëra.

Me humorin që e karakterizon, Ylli ka vendosur të bëj një video, duke iu përgjigjur të gjithëve.

“Të miat janë, ju betohem,”-dëgjohet të thotë Limani në video.

Ju kujtojmë që Ylli Limani këtë periudhë është shumë i angazhuar me koncerte. Ai mori pjesë edhe në festivalin “Alba Festival” disa javë më parë në Zvicër. Ndërkohë që Ylli performoi pasdite, këngëtari ka qenë në ekspozimin e diellit që ia vështirësoi punën.

Kështu atij i erdhi në ndihmë Sara Hoxha e cila ndodhej në prapaskenë për të mbështetur partnerin e saj, Ledri Vula. Sara i dha Yllit një palë syze në skenë në mënyrë që të ishte më i qetë në performancën e tij. Ky moment u bë viral në rrjet.