Video/ “Qepe gojën, ik q**”: Lampard e Klopp rrezikojnë rrahjen në Anfield
Ky është futbolli i ri post-Covid, me dyer të mbyllura e pa tifozë, ku dëgjohet gjithcka ndodh në fushën e lojës, përfshirë diskutimet mes trajnerëve buzë fushës. Por ajo që ndodhi në Premier League, në sfidën mes Liverpool e Chelsea gati shpërtheu “rrahjen” mes Jurgen Klopp e Frank Lampard.
Në ditën e festimit zyrtar të titullit të pritur 30 vjet, Reds prisnin Chelsea në Anfield (5-3 rezultati final) e që në pjesën e parë tensioni u ngrit në qiell për një faull të Kovacic ndaj Mané, nga goditja e dënimit e të cilës erdhi goli i Alexander-Arnold. “Nuk është një faull k**i” bërtiti Lampard nga pankina e Klopp i kërkoi vazhdimisht të qetësohej deri sa gjakrat u ndezën dhe ish-mesfushori shpërtheu duke iu drejtuar kolegut: “Nuk ishte një faull i k**it, nuk po ta kërkoj ty. Qepe gojën e ik q**…”.
Sherri pastaj u qetësua, ndeshja vazhdoi dhe në fund dy teknikët i shtrënguan duart njëri tjetrit, por Lampard nuk hoqi dorë nga pickimi: “Nuk kam probleme me Klopp, merita Liverpool për fitoren, por nuk duhet të bëhen tepër arrogantë”.
“Only league title you’ve ever won and you’re f*cking given it the bigun f*ck off” 😂😭 pic.twitter.com/S6pCAjNkhq
— Dylan (@dylann1905) July 23, 2020