VIDEO/ “Prostitutë thuaji gruas tënde”, degjeneron debati në studion e Artur Zhejit, analisti “fluturon” mikrofonin

Skandali te Onkologjiku ka shkaktuar një debat me tone të larta dhe ofendime mes analistit Arben Meçe dhe avokates Enida Bozheku.

Debati nisi pasi Meçe tha se skandali në Onkologjik ka të bëjë vetëm me “shpërdorim detyre” dhe se nuk flitet për raste vdekjesh, gjë që e kundërshtoi avokatja duke thënë se këtë rast sipas ligjit mund të merret Prokuroria e Posaçme.

Në një moment Meçe i është drejtuar avokates Bozheku, duke i thënë “mbylle gojën”, gjë që ka sjellë jo vetëm debat me tone të larta, por nuk kanë munguar ofendimet dhe madje në një moment analisti ka hedhur mikrofonin dhe është larguar nga studio.

Debati në studion e emisionit “360 gradë”

Bozheku: Mbylle gojën thuaj satë shoqe në shtëpi, jo mua. Turp t’ju vijë.

Meçe: Kur ju e çoni çështjen në këto tone. E shëmtuar. Të më debatosh ti mua me shoqen në këtë…vetëm prostitutat e bëjnë këtë.

Bozheku: Prostitutë e ke tët shoqe mbase. Me kujdes me prostitutat zotëri se do hash ndonjë akuzë penale për këtë. Turp të të vij.

Meçe: Bëjë pra bëje.

Bozheku: Apo je burrë ti, je i fortë ti. Turp t’ju vij.

Meçe: E turpshme që provokon ti. do mbash përgjegjësi për këtë.

Bozheku: Atë prostitutë do ta shohësh në gjykatë. Të garantojë për këtë. Ore po më kërcënon, të vij prokuroria këtu.

Debati në minutën 27.00

© Credits abcnews.al

newsbomb.al