VIDEO/ Po debatonte me të dashurin, modelja i vë aksidentalisht flakën vetes

Një modele braziliane pësoi djegie të mëdha në trup, pasi i vuri aksidentalisht flakën vetes pas një grindjeje me të dashurën e saj.

Katiuscia Silva Mota, 31 vjeç, shihet në videon tronditëse të publikuar me flokët e saj dhe pjesë të trupit nën flakë, gjatë incidentit të 10 gushtit në shtëpinë e saj në Serra të Brazilit.

Kamerat e sigurisë jashtë godinës tregojnë se gruaja po debatonte me partnerin e saj përpara se t’i jepte aksidentalisht flakën vetes.

I dashuri dhe disa persona të tjerë përpiqen t’i vijën në ndihmë për të shuar zjarrin. Modelja ka pësuar djegie të rënda, ndërsa ndodhet në spital, në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.