VIDEO/ Olta Gixhari tregon sekretin e formave mahnitëse vetëm 9 ditë pas lindjes, ja çfarë këshillash jep ajo për vajzat e reja

Një ndër shqetësimet më të mëdha të nënave të reja është mënyra se si do të duket trupi i tyre pas lindjes.

Është e vështirë të biesh në peshë menjëherë dhe të mos pasurit shenja në zonën e barkut është e rrallë, por jo e pamundur!

Për këtë është komplimentuar aktorja e njohur, Olta Gixhari, e cila u bë nënë për herë të parë vetëm nëntë ditë më parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Olta ka shpjeguar edhe domethënien e këtij emri, pasi në gjuhën hebraike do të thotë i përjetshëm, ndërsa në atë arabe do të thotë hënë.

Pas disa fotove të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, aktorja tërhoqi vëmendjen me format e saj trupore dhe është pyetur se cili është sekreti për një trup të tillë.

Nëpërmjet disa videove në Instastory, ku shfaqet e veshur me të brendshme, Olta tregon se sekreti për një trup të mirë pas shtatzënisë është kujdesi me ushqimet, ecja dhe noti.

“Po bëj një video live për të gjithë ata që thonë se nuk ikën barku aq lehtë. Kjo është pamja ime. Shpina më ka qëndruar mirë. Është edhe pak gjenetike. Nuk kam asnjë vizë në bark, asnjë shenjë. Jam kujdesur shumë për këtë. Sot është data 30. Akoma s’më kanë ikur të nxirat nga vigoni. Mos u bëni dashakeq. Bëni kujdes dhe kyçeni, mos hani gjatë shtatzënisë. Ky është sekreti, ecja, noti. Ju puth!,”- tha ndër të tjera Olta.