VIDEO / Një talent i Milanit po çmend Europën, ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje

Milani aktual po entuziazmon tifozët, por ai i të ardhmes duket se premton edhe më shumë. Akademia e kuqezinjve është kthyer të prodhojë talente dhe në radhët e saj ka spikatur në vitet e fundit një lojtar të cilin që në moshën 13-vjeçare po e ndjek e gjithë Europa.

Françesko Kamarda, i datëlindjes 10 mars 2008, është bërë një nga emrat më të lakuar mes skautëve të klubeve për aftësitë që po tregon para portës, pasi ka një nuhatje të çmendur që e ka bërë të regjistrojë shifra të jashtëzakonshme në kampionatet e moshave. Ai që tani regjistron 483 gola në 87 ndeshje të luajtura në 3 sezone.

Këtë vit luan në ekipin U15, përkrah një emri shumë të njohur. Denzel Sedorf, djali i Klarens Sedorf. Por sytë e të gjithëve janë te Kamarda, i cili që tani klasifikohet në rangun e talenteve që kanë shpërthyer që në moshë shumë të re, duke shpresuar që si shumë futbollistë premtues që u bënë objekt i interesimit të mediave, të mos humbasë rrugës.

PANORAMASPORT.AL