Video/ Një alien kapet nga kamerat në shtëpi kur burri po flinte gjumë
Një burrë është i bindur se ka kapur pamjet e një ‘humanoid’ alien që ecte në dhomën e tij ndërkohë që flinte gjumë. Pamjet janë filmuar nga një kamerë monitorimi që kishte vendosur në dhomën e tij
David Eckhart nga Pensacola, Florida ka mbetur i habitur pasi pa pamjet, ku shihej një krijesë në derën e dhomës së tij. Kjo krijesë ishte e ngjashme me atë të një alieni i cili ishte vetëm disa centimetra i gjatë.
Davidi pretendon se nuk është hera e parë që sheh një gjë të tillë. Pamjet, të xhiruara në vitin 2006, kanë dalë në dritë në një serial televiziv Sky History “The Proof is Out There”, ku shihet një “humanoid” i ngjashëm me atë të një alieni gri, sipas Daily Star.
Duke folur në episod, autori dhe gazetari Alexis Brooks tha: “Është shumë e rrallë që kam gjetur një individ që ka pasur vetëm një përvojë.”
Videoja u shpërnda në YouTube në llogarinë Sky History, duke shkaktuar disa komente nga shikuesit, megjithëse disa nuk janë të bindur.
Një person tha: Unë isha një skeptik, por kur ke një imazh kaq të qartë profesional si ky, unë jam i habitur.
David ka folur për përvojat e tij të ndryshme në një numër podkastesh dhe platformash ndër vite dhe mbetet i bindur për vërtetësinë e tyre.
Ai beson se jashtëtokësorët e kanë ndjekur që nga fëmijëria, duke përfshirë shtëpinë e tij në Pensacola, prandaj kjo ishte arsyeja për vendosjen e kamerave.
Duke folur në “Fact or Faked” në vitin 2011 për pamjet e kapura nga kamera, David u shpreh: “Unë po shoh njerëz në atë shtëpi. Nuk dua t’i quaj alienë, sepse ata kanë sy të errët, njerëz të vegjël të shkurtër.”
I pyetur nëse ai ishte i sigurt se pretendimet e tij nuk ishin pjesë e një mashtrimi, Eckhart u përgjigj: “Absolutisht. Unë do të vendosja dorën time mbi Biblën. Unë thjesht po përpiqesha të hetoja. Gjithçka që bëra ishte një eksperiment.”
tvklan.al