Video/ “Nesër prit flokët”: Kenan Yildiz zbaton urdhërin, te berberi pas paralajmërimit të Allegri

“Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë: le t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”. Këto ishin fjalët e Massimiliano Allegri, kur u pyet për Kenan Yildiz në konferencën për shtyp pas Udinese-Juventus. 18-vjeçari turk, i cili bëri debutimin e tij në Serie A pikërisht në Dacia Arena duke mahnitur tifozët e Juventusit për veprime në mesfushë, mori kritikat e teknikut. Yildiz megjithatë nuk priti tia thonë dy herë: ai shkoi te parukieri për të shkurtuar flokët. E Instagrami i Juventus e dëshmoi gjithçka me një video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

Duke folur në konferencën për shtyp pas Udinese Juve, Massimiliano Allegri nuk hezitoi të shigjetonte Kenan Yildiz, talentin e Juventus Next Gen që debutoi në ekipin e parë. «Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë, pastaj Ëeah e dimë që ka cilësi. Doja të aktivizoja Kostic, por pastaj Chiesa dhe Cambiaso kërkuan zëvendësim dhe ndryshuan planet për zëvendësime”.

PRECEDENTI SOULE

Talenti i ri i Juventusit përfundimisht nuk i ka injoruar fjalët e trajnerit të tij. Yildiz, përmes profilit të tij në Instagram, ka publikuar një foto në story menjëherë pas prerjes së flokëve sot. Ndër të tjera, berberi tek i cili u mbështet turku për stilin e tij të ri është vëllai i futbollistes së Juventusit, Martina Rosucci. Episodi simpatik kujton edhe atë që ndodhi me Soulé. Argjentinasi i preu flokët një ditë pas komentit të Di Marias: “Babai tënd Allegri nuk do t’i pëlqejë”.

Lapsi.al