VIDEO: Ndodhi dhe kjo! Banorja e BBV lan flokët te lavamani pa pikë qederi

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa gjatë mbrëmjes së sotme ka bërë një veprim të çuditshëm. Ajo ka pastruar dhe larë flokët e saj në kuzhinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndërkohë arsyeja është ende e paqartë.

Banorët që gjendeshin në kuzhinë, veçanërisht Stresi, e kanë shikuar çuditshëm Mbresën, teksa ajo pastronte flokët e veta në lavamanin e kuzhinës.

Kjo situatë dhe ky gjes nga ana e banores po komentohet dhe kritikohet edhe në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë Mbresa do të flasë rreth veprimit të saj.

Kujtojmë se së fundmi, Lugati si një personazh që fitoi një popullaritet të madh teksa ishte në reality-show, ka qenë i ftuar në një intervistë. Sigurisht, atij iu drejtua pyetja se kush sipas tij duhet ta fitojë “BBVK”.

Gjoni ka thënë pikërisht emrin e Stresit, por arseyja pse sipas tij duhet ta fitojë ai është tepër e veçantë. Ish-banori i “BBVK” është shprehur se ai vetë është nga diaspora dhe gjithmonë është përballur me paragjykimet e tipit “je nga Kosova”, “je nga Shqipëria”, “je nga Diaspora” dhe sipas tij një fitore e reperit duhet të tregojë që edhe shqiptarët e Shqipërisë mund të fitojnë në Kosovë edhe e kundërta.

Një mesazh mjaft i bukur ky që Gjon Karrica përcolli me zgjedhjen e tij.Më herët pasi la shtëpinë, Lugati realizoi një video-mesazh për banorët e tjerë, ku shprehej:

“Të dashur banorë, jeni duke më munguar shumë. Kam kaluar një kohë fenomenale me ju dhe jam shumë i emocionuar. Më duhet pak kohë për shkak të shëndetit por do të vij. Bëni sa më shumë shoë, ju lutem të gjithëve jeni më të mirë. Pasi kam dalë jashtë e kam parë se ka qenë një përkrahje e madhe”, tha Lugati.

“Jam shumë e lumtur që ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjenjë e jashtëzakonshme, jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e këtij formati. Shijojeni çdo moment se po kalon gjithçka shumë shpejt. Jam i emocionuar dhe ju dua pafund. Ju do Lugati”, përfundoi ai.