Video/ Momentet e tmerrit kur akrobatja nuk arrin të kapë dorën e bashkëshortit, bie në mes të skenës së mbushur të cirkut rus (fotot)

Disa pamje të publikuara tregojnë momentet e pafata kur një artiste trapezi bie nga disa metra lartësi në mesin e skenës së cirkut së mbushur me prindër e familjarë.

Tatyana Zolotukina po performonte me bashkëshortin e saj Sergey Zolotukhin, 34 vjeç, kur dora i rrëshkiti dhe ra nga rreth 6 metra duke pësuar plagë në kurriz.

Në skenë pati disa klithma e më pas një qetësi tmerri teksa bashkëshorti i artistes dhe të ndjerë nxituan ta ndihmonin.

Audienca nisi më pas të duartrokiste teksa akrobatja u largua nga skena për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Trapezistja e ecjes në litar dukej se ishte ende e ndërgjegjshme pas rënies dhe u dërgua në spital për skanimet e thyerjeve të mundshme.

Zolotukina është anëtare e cirkut udhëtues rus Filatov, që dinasti që daton prej 180 vjetësh dhe është nga më të vjetrat në Rusi.

Drejtori i cirkut Edgard Zapashny, tha se Tatiana “ra nga lartësia prej pesë metra teksa performonte një numër të komplikuar e të rrezikshëm”.

Cirku Filatov tha: “Shëndeti i performuese nuk është në rrezik dhe ajo pritet të kthehet së shpejti në arenë”

Tatiana është nënë e një djali të vogël.

Top Channel