(Video) Mevlani tregon publikisht se cilës prej vajzave të Për’puthen ia ka dedikuar këngën e fundit!

Mevlan Shaba apo siç njihet ndryshe si Mevlani i Për’puthen është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të këtij emisioni, nisur nga komentet në show apo edhe për këngët e publikuara.

Së fundmi, ai publikoi klipin “Love Story” – një këngë dashurie ku shfaqej ish-konkurrentja tjetër, Shqipja.

Në një video të postuar nga Erjona Rusi, moderatore e “Shqipëria Live” shfaqet Mevlani bashkë Flori gjinin duke kënduar disa nga vargjet e kësaj kënge. I pyetur me ngulm nga moderatorët se kujt ia dedikon këtë këngë, konkurrent i Për’puthen shprehet pastër dhe qartë: “Këtë këngë ia dedikoj Melisës!”.

Kujtojmë se Melisa është një prej vajzave të reja që u bë pjesë e emisionit pak javë më parë dhe konsumoi një takim me Mevlanin… një takim që shkoi mjaft mirë për të dy.

Mesa duket nuk do të na duhet të presim edhe shumë për të parë çiftin e parë këtë edicion të Për’puthen.