(Video) Loredana flet për herë të parë pas lajmeve për ribashkimin me Mozzik: “Është më i miri”

Loredana dhe Mozzik janë kthyer kohët e fundit në kryefjalën e mediave rozë. Edhe pse të dy janë në kulmin e kreativitetit dhe kanë publikuar disa projekte, Mozzik albumin e ri dhe Loredana “Rockstar“, gjëja për të cilën po përfliten më shumë është një ribashkim i mundshëm. Kjo jo pa arsye, pasi videot (këtu dhe këtu), fotot dhe detajet e kapura nga syri i kujdesshëm i fansave tregojnë se dicka po ndodh vërtetë mes tyre.

Po ashtu edhe deklarat e vetë këngëtareve lenë plot vend për dyshim. Mozzik u përgjigj, në një farë mënyre, nëse historia e dashurisë me Loredanën do të vazhdonte pak javë më parë, ndërkohë që së fundmi edhe Loredana ka folur në lidhje me ish-bashkëshortin. Kjo është hera e parë që ajo flet drejtpërdrejtë për të, që pas lajmeve të këtyre ditëve.

Në një video, që është shkëptutur nga fansat nga një “live” që reperja po bënte në rrjetet sociale, është pyetur sigurisht edhe për Mozzik. Më saktë: “Ku është Mozzik?” dhe duke e përkhtyer me gjermanishten tonë jo perfekte ajo thotë: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon po flisja me të”

Duhet të themi që pavarësisht si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre, të cilën vetëm ata mund ta konfirmojnë, është padyshim më e mirë se ç’ka qenë disa muaj më parë. Megjithatë ne, edhe fansat, duam të besojmë se ata do jenë sërish bashkë, për Hanën dhe për të vazhduar serinë e bashkëpunimeve që e lanë tek “Romeo and Juliet”.

/News31