Video/ Liverpool mbyt ‘Nëndetësen e verdhë në dy minuta: Klopp shkon në Spanjë me dy gola avantazh
Këtë herë nuk kishte surpriza. Liverpool mposht Villarrealin 2-0 në gjysmëfinalen e vajtjes së Champions League, në një ndeshje pa histori. Në Anfield, Reds të Jurgen Klopp dominuan lojën nga minuta e parë deri në minutën e fundit, duke u përplasur në murin e skuadrës së Unai Emery gjatë gjithë pjesës së parë, me Thiagon që goditi shtyllën në minutën e 42, ndërsa bëri diferencën në pjesën e dytë. Avantazhi erdhi në minutën e 53 me krosimin e Henderson, të devijuar nga një mbrojtës, që përfundoi në portën e Rullit, ndërsa dyfishoi brenda dy minutave me Mané.
Një pjesë për ta goditur në trup Villarreal, tre minuta për ta hedhur përtokë. Liverpool hipotekon finalen e Champions League, duke mposhtur spanjollët me autogolin e Estupinan, në një goditje-kros të Henderson dhe golin e Manè mes minutave 53′ dhe 55′. E gjitha kjo pas një dominimi steril të 45 minutave të para, i mbyllur me 14 goditje me zero, por me vetëm një shans vërtetë të madh, kryqëzimi i shtyllave i goditur nga Thiago Alcantara nga rreth tridhjetë metra. Dygolëshi në tre minuta i preu këmbët skuadrës së Emery, që ishte mbrojtur me rregull, por pastaj vuajti të përmbante dallgët e kuqe. Të martën e ardhshme rikthimi në Spanjë, por gjërat duken të vendosura, duke marrë parasysh diferencën e shfaqur në Anfield.