Video/ Ibra ‘rekordmeni’ feston në shtëpinë e Mourinhos: Milan e mbyll me 10 lojtarë, por mposht 2-1 Romën

Milani fitoi 2-1 ndaj Romës në javën e njëmbëdhjetë të Serie A, duke u konfirmuar në krye të kampionatit në shoqërinë e Napolit. Protagonisti i mbrëmjes ishte Ibrahimovic i cili në minutën e 25′ zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi duke surprizuar Rui Patricion në shtyllën e tij, më pas, në fillim të pjesës së dytë, mori penalltinë e konvertuar nga Kessie. Milani me dhjetë lojtarë nga minuta e 66 për kartonin e kuq të Hernandez, por goli i El Shaarawy erdhi vetëm në fund të kohës së rregullt.

Milani nuk ka ndërmend të ndalet më. Kuqezinjtë mposhtën edhe verdhekuqtë në Olimpico duke konfirmuan hapur ambiciet e tyre për titullin, duke fituar ndaj një konkurrenti të drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve. Roma përkulet nga një goditje dënimi e Ibras në pjesën e parë: sulmuesi i Milan arrin kështu kuotën e 400 golave në kampionate të ndryshme ku ka luajtur (i pari është fiksuar në 30 tetor 1999), ndërsa në Serie A është i 150. Vulën e vuri një penallti e shndërruar në gol nga Kessie në pjesën e dytë, e fituar po nga Ibra, të cilit iu anullua edhe një super gol.

Djalli me dhjetë lojtarë për më shumë se gjysmën e pjesës së dytë pas përjashtimit të Hernandez (i cili do të humbasë derbin), rezistoi deri në fund, pavarësisht golit të El Shaaraëy që shkurtoi distancën dhe e detyron Milanin të luajë një finale emocionuese (Tatarusanu fantastik). Verdhekuqtë konfirmuan një prirje katastrofike ndaj skuadrave të mëdha (një pikë në katër përplasje) dhe vënë në pikëpyetje limitet e shprehura në një ndeshje që nuk kanë arritur ta barazojnë pavarësisht epërsisë numerike.

Serie A Italy
Inter 2-0 Udinese
Genoa 0-0 Venezia
Sassuolo 1-2 Empoli
Fiorentina 3-0 Spezia
Salernitana 0-1 Napoli
Roma 1-2 AC Milan