VIDEO/ I shënoi 3 gola Brazilit, kush ishte Paolo Rosi. Legjenda italiane që fitoi Botërorin, Topin e Artë dhe…
Edhe sikur të mos luante në Botërorin e vitit 1982, Rosi do të mbetej po aq i madh sa çka mbetur në historinë e futbollit. Lindur në Prato më 1956, fillon si çdo fëmijë të luajë futboll, derisa më 1972-in ndodhet midis të rinjve të Juventusit.
Në fillim padronët e Juves nuk besuan te Rosi, kështu në tetor të vitit 1975 ai kalon te Komo dhe më pas te Viçenca. Këtu shpërthen talenti i tij. 21 gola në 36 ndeshje ndikojnë që kjo skuadër të ngjitet në Serinë A.
Më 1981 Juventusi arrin ta shtjerë në kthetrat e veta. Në botëror, me 6 golat e tij bëhet golashënuesi më i mirë. Ai ishte pa diskutim ylli i Kupës së Botës së zhvilluar në Spanjë. Arriti të shënonte për të kaltrit në ndeshjet më të rëndësishme, tre gola ndaj Brazilit, dy gola ndaj Polonisë në gjysmëfinale dhe një gol ndaj RF Gjermane në finale. Rosi ishte në kulmin e famës dhe paratë nuk i mungojnë.
Rosi fitoi të gjithë trofetë e mundshën ne Juventusin, duke përfshirë edhe Kupën Evropiane (që sot njihet si Liga e Kampionëve). Provoi edhe një sezon te Milani, por pa shumë sukses. U tërhoq nga futbolli në moshën 31- vjeçare me skuadrën e Veronës.