VIDEO/ “I mjeri, çfarë ka për të duruar”/ Françesko Toti shfaqet përkrah vajzës, ndjekësit e “mëshirojnë”

Legjenda e Romës, Françesko Toti është shfaqur kohët e fundit, falë vajzës së tij Channel. Ajo ka publikuar një video në TikTok teksa këndojnë dhe kërcejnë.

Por ajo që iu ka rënë në sy ndjekësve janë fjalët e këngës të cilat duken si shigjetim për Ilari Blasin, ish gruan e tij.

“Ne nuk flasim me njëri-tjetrin, nuk e shohim njëri-tjetrin. Ne të dy, dy gjethe të rëna nga e njëjta degë. Ne të dy që bëmë dashuri gabimish. Ne të dy, dy arterie të ndryshme të së njëjtës zemër…”, janë fjalët e këngës.

Më pas po ndjekësit kanë “mëshiruar” ish-kapitenin verdhekuq: “I mjeri, çfarë ka për të duruar!”. Përgjigja e Chanel Totit ishte: “Ai është njeriu më me fat në botë që më ka vajzë”.

PANORAMASPORT.AL