(Video) Hoqi maskën në konferencë edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gazetarët padisin presidentin e Brazilit

Disa ditë më parë presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi se ishte infektuar me Covid-19. Ndërkohë dje, Bolsonaro doli në një konferencë “live” për mediat, ku ka theksuar se është në gjendje të mirë dhe pse ka disa simptoma të koronavirusit.

Për ta vërtetuar këtë, presidenti i Brazilit hoqi maskën në prani të gazetarëve, duke shkelur kështu një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së virusit. Edhe pse u përpoq të ruante distancën.

Pas këtij gjesti, mësohet se Shoqata e Gazetarëve në Brazil do të padisë presidentin Bolsonaro.

“Vendi nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë që shkon përtej papërgjegjshmërisë dhe është një krim i qartë kundër shëndetit publik”,- thotë ndër të tjera Shoqata e Gazetarëve. Reporteri i CNN në Brazil, i cili ishte i pranishëm në konferencë, është izoluar në shtëpi në pritje të testit për koronavirus.

Presidentii Bolsonaro konfirmoi se po trajtohet me ilaçin kundër malarias, të rekomanduar nga homologu amerikan, Donald Trump.

/News31.al