VIDEO/ Futbollisti 23 vjeçar dhunon të dashurën, publikohen pamjet e rënda
Futbollisti i Boca Juniors, Sebastian Villa është në telashe serioze, 23 vjeçari që luan me skuadrën argjentinase, akuzohet nga e dashura, për dhunë fizike në shtëpi. E dashura e lojtarit, Daniela Cortes, postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet e shumta që kishte marrë në trup dhe fytyrë.
Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa. Ndërkohë së fundmi nuk ka munguar reagimi edhe i klubit argjentinas të Boca Juniors, ku nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare tha.
“Tani e tutje, klubi vihet në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për sqarimin e ngjarjes, në përputhje me angazhimin tonë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe çështjeve gjinore.”
Pas shfaqjes së akuzave, Villa – i cili aktualisht është duke u izoluar mes pandemisë së koronavirusit – postoi një video në Instagram duke mohuar çdo keqbërje.Ai tha:
“Si rezultat i asaj që po shihet në rrjetet sociale, kam dashur t’u them atyre se kam një nënë, motër motrat; unë kam gra në familjen time.” Unë nuk e di me çfarë qëllimi po publikohet. Duke filluar nga nesër do të filloj të sqaroj situatën me njerëzit e treguar”.
E.Ç (Dosja.al)