Video/ E kanë të gjithë me Rejan: italiani përfundon sërish i rrëzuar
Tani duket sikur ia bëjnë qëllimisht. Edoardo Reja rrëzohet përsëri, si në një deja vu të asaj që ndodhi në miqësoren e katër ditëve më parë në Uells. Tekniku italian përfundon përtok i shtyrë nga një futbollist cek, që e kishte mendjen tek topi. Por ndryshe nga rrëzimi në Kardiff (përplasje e Manajt me David) këtë herë italiani e merr me sportivitet, duke qetësuar madje edhe lojtarët e tij
të nervozuar me Çelustka.
Kjo është hera e tretë që Reja rrëzohet që kur është ulur në pankinën e kuqezinjve: e para në konferncën e parë për shtyp në momentet por po zbriste nga podiumi.