VIDEO/ Big Brother VIP – Fifi nuk ndihet mirë, ka atake paniku pas drekës

Big Brother Albania VIP ka hyrë në ditën e tretë që prej natës së prezantimeve të banorëve të këtij edicioni. Fifi ka qenë personazhi më i njohur që është bërë pjesë e këtij “reality show”.

Që prej ditës së parë ajo ka iniciuar “fërkimet” e para duke debatuar dhe duke “thurur intriga” për të na lënë përshtypjen që do të jetë një lojtare e forte dhe pse jo pretendente për të fituar në fund.

Gjatë ditës së sotme, pak pasi kishte konsumuar drekën ajo është shfaqur e sëmurë teksa mbante stomakun me dorë dhe përlotej e frikësuar. Aktorja Arjola Demiri është munduar ta qetësonte duke gjetur justifikim ushqimin që i ka rënë paksa rënd në stomak ndaj dhe ndiente simptoma të dhimbjes.

Dukej qartë që këngëtarja nga Kosova po përjetontë një krizë ankthi ose atak paniku. Këtë gjë ajo e konfirmoi pasi banorja Semi Jaupaj e pyeti nëse kishte ndonjë gjëndje ankthi dhe Fifi e pohoi me kokë këtë gjë.

Fifi u pa duke kapërdirë disa ilace që në mikrofon u dëgjua se ishin vitamina, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që këngëtarja të vuaj nga ankthi kronik dhe për këtë gjë mërr kurim/Kryefjala.com