VIDEO/ Armando Sadiku “makineri golash”, bomberi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me Malagan
Armando Sadiku është shndërruar në një makineri golash te Malaga.
Bomberi shqiptar ka realizuar golin e 12-të në kampionat, dhe është vetëm 2 gola larg rekordit, si futbollisti me më shumë gola në historinë e klubit brenda një sezoni.
29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të të sfidës ndaj Extremadura. Pas një asistit mjaft të bukur të Tete nga e majta, Sadiku nuk fali nga shumë pranë vijës fatale duke tundur rrjetën.
Kujtojmë që kjo është një përballje tepër vendimtare për sa i përket fateve të mbijetesës.