Vetëm me pallto në publik, Fioralba Dizdari sjell dimrin në stilin më “hot”
“Ish-Miss Universe Albania 2013”, Fioralba Dizdari prej muajsh prezanton rubrikën e parashikimit të motit në “ABC News”, dhe njihet për profilin serioz, jo vetëm në qëndrim por edhe në veshje. Por në prag të mbërritjes së stinës së ftohtë ajo ka provokuar pak ndjekësit në Instagram, duke postuar një nga fotot e reja që ka realizuar. “Dimri është duke ardhur”, shkruan ajo poshtë fotosh ku shfaqet sensuale poshtë një palltoje. Veshja e palltos së stofit apo leshit pa nevojën e veshjeve të tjera është kthyer në një trend mes vajzave VIP së fundi, kryesisht për realizimin e seteve artistike. Fioralba u bë pjesë e televizionit si prezantuese e motit, duke pranuar ofertën edhe pse jeton mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Miss Universe”, e cila që prej moshës 15-vjeçare ka pozuar për revista të njohura dhe marka të famshme si; Sherri Hill, Christian Dior e Paco Rabanne, e sheh të ardhmen në televizion, ku po punon për sjelljen e një programi të ri. Në një intervistë për “Panorama Plus” ajo është shprehur se; “televizioni dhe skena janë pjesë e pandashme e punës sime dhe normale që unë këtu ndihem shumë komode. Kështu që kjo ambicie është zhvilluar natyrshëm”. Ndër kriteret që duheshin plotësuar për të bërë prezantuesen e motit ajo renditi: “Eleganca, artikulimi, komunikimi, kultura. Këto janë një seri kriteresh që duhen”./Panorama Plus