Vetëm apo e shoqëruar në plazhet e Miamit? Anjeza Branka sherr me komentueset
Këngëtarja e njohur, Anjeza Branka ndodhet me pushime në Miami Beach, nga ku po poston herë pas here foto me bikini. Por në një nga fotot e fundit ajo vendosi diçiturën “unë dhe unë”, nisur nga lajmet në portale se ajo ka udhëtuar me të dashurin e ri për pushime. Anjeza e mohoi kategorikisht, por duket se ndjekësit nuk e besojnë. Një prej tyre i shkruan, duke e ngritur pyetjen se foton kush ja bëri? “Në këtë botë nuk është mirë të jesh “unë dhe unë” se nuk je e vogël por 40 vjeçe a më shumë”, i shkruante një komentuese. Por Anjeza me qetësi nuk ia ka përtuar duke i thënë se sa për moshën është 25 vjeçe”. Me anë të një statusi të mëparshëm Anjeza pohoi se personi për të cilin aludohet si i dashuri është shoku, dhe kur të lidhet me dikë do e deklarojë vetë.