Vetëdigjet me benzinë 30-vjeçarja në Pogradec, pëson djegie të rënda në trup
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kalivaç të Pogradecit.
Një 30-vjeçare, e identifikuar si Doloreza Hamzallari, është vetëdjegur me benzinë. Sipas të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të dhe pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.
Dyshohet ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.