Veshja më e re e Naomi Campbell është perfekte për pushime

Naomi Campbell aprovoi printet tropikale dhe duket një yll! Në “Paris Fashion Week” (“Javën e Modës në Paris”), supermodelja shkëlqeu dhe na dha disa ide.

Me një këmishë oversized dhe pantallona të gjera, të cilat gërshetonin printet tropikale me ngjyrën lejla, Naomi serviri një veshje super të këndshme. Supermodelja zgjodhi që të mos vishte reçipeta, por ta plotësonte veshjen e saj me një palë syze futuristike, chocker të zi dhe varëse të gjatësive të ndryshme.

Prekja finale: një çantë në tone gri.

Mos u mendo gjatë, por frymëzohu!

Anabelmagazine