Veshja hit e 2016-ës; Lori Hoxha rrëmbeu zemrat e të gjithëve me fustanin e Elisabetta Franchi
Lori Hoxha, e cila njihet për shijen e rafinuar të veshjeve të saj, në festën e 15 vjetorit e “Top Channel” kishte zgjedhur të vishte një fustan të koleksionit 2016, të stilistes me famë botërore Elisabetta Franchi. Trashëgimtarja e “Top Channel” shkëlqeu me fustanin që e kanë veshur emra të njohur të showbizit botëror si; Kourtney Kardashian, Blanca Suares apo Lindsay Lohan. Lori Hoxha rrëmbeu zemrat e të gjithëve me fustanin e shumëpërfolur, që i dhuroi Lorit famë ndërkombëtare, për faktin se duket perfekt ne trupin e saj. Vetë stilistja në rrjetin social Instagram e falenderoi blogeren e suksesshme shqiptare, të cilës i shkon çdo gjë që vesh. “Ndillni magjinë e pasarelës në raste të veçanta. Faleminderit Lori Hoxha!”, shkruhej krahas fotos në faqen e Elisabetta Franchi, stilistes që numëron mijëra ndjekës nga e gjithë bota. Edhe pse të gjithë i kishin sytë tek fustani, nuk mund të mos përmendim kombinimin e këndshëm që Lori i bëri atij me këtë peliçe dimërore shumë të veçantë.