Vera po vjen dhe Ledina Çelo duket se është më gati nga të gjithë për ta shijuar atë

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ledina Çelo ka rënë gjithmonë në sy jo vetëm për performancat e saj mjaft tërheqëse në skenë, por edhe format trupore, të cilat nuk kanë ndryshuar aspak me kalimin e viteve. Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instastory’, një foto para pasqyrës ku shfaqet e veshur sportive dhe gati për verën e këtij viti.

“Vera po vjen”, ka shkruar Ledina duke treguar se ka nisur të kujdeset edhe më shumë për trupin e saj sepse nuk do të vonojnë ditët ku temperaturat do të ngrihen më shumë dhe do të shkojnë në plazh.

Kujtojmë se aktualisht Çelo jeton në Gjermani së bashku me partnerin dhe dy fëmijët e tyre, për të çilët ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se kujdeset maksimalisht dhe janë impenjimi kryesor i saj./revistawho.com