Vendim historik në Iran, shfuqizohet policia imorale
Protestat në Iran dhanë efektin e tyre. Autoritetet iraniane kanë vendosur shfuqizimin e policisë së moralit e cila ishte shkaku i vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini sipas familjarëve të saj, të cilët thonë se ajo u dhunua brutalisht.
“Policia morale nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin dhe është shfuqizuar nga autoritetet që e kanë krijuar atë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri.
Pas vdekjes së 22-vjeçares më 16 Shtator, tre ditë pasi u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të shamisë, në Iran shpërthyen protesta të paprecedenta ku qindra protestues gjetën vdekjen.
Për më tepër, dje të shtunën autoritetet iraniane i kërkuan gjyqësorit dhe parlamentit të rishikonin një ligj të vitit 1983 për përdorimin e detyrueshëm të shamisë, në mënyrë që të gjenin një zgjidhje për ti dhënë fund valës së protestave.
Sipas ligjit të vitit 1983, gratë në Iran, vendase dhe të huaja, pavarësisht nga feja, duhet të mbajnë shami dhe veshje të gjera në publik.
Që nga 5 Korriku, një ligj i ri për shaminë i promovuar nga presidenti iranian Ebrahim Raishi vendosi kufizime të reja për gratë ku sipas tij, shamia duhet të mbulojë jo vetëm flokët e tyre, por edhe qafën dhe shpatullat.
Gjithnjë e më shumë gra filluan të lëviznin pa shami në shenjë proteste, kryesisht në veri të Teheranit.
Klan News