Vëllai i Schumacherit, Ralf, njofton se është homoseksual, publikon foton me partnerin

Ralf Schumacher, vëllai i kampionit të Formula 1 Michael Schumacher, ka njoftuar në rrjetet sociale se është homoseksual duke bërë kështu të ditur lidhjen me partnerin e tij.

Schumacher, 49-vjeçar ndau një postim të çiltër në faqen e tij në Instagram, ku shihet duke qëndruar krah për krah me partnerin e tij në një varkë, shkruan The Sun.

“Gjëja më e bukur në jetë kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi Ralf në postimin e tij.

Në anën tjetër, Carmen Geiss, aktorja gjermane dhe një mike e ngushtë e Schumacherit komentoi në postimin e këtij të fundit, duke zbuluar se partneri i tij quhej Etienne.

“Ju dua shumë të dy dyve. Etienne, ke partnerin më të mirë që mund ta imagjinoni”, shkroi aktorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ralf Schumacher (@ralfschumacher_rsc)

“Pas dy vjetësh më në fund mund t’i tregoni botës dashurinë tuaj. Unë e njoh Ralfin për më shumë se 25 vjet dhe ai ka qenë gjithmonë i mirë me mua”.

tpz.al